Njoftim nga Drejtoria e Administratës së Përgjithshme

Drejtoria e Administratës së Përgjithshme në Komunën e Drenasit njofton të gjithë qytetarët se duke filluar nga dita e nesërme do të punojë me staf të reduktuar.

Puna në zyrat e gjendjes civile në qendrat tjera është pezulluar dhe të gjitha shërbimet kryhen në Zyrën e Gjendjes Civile në Komunën e Drenasit.

Drejtoria për të siguruar praninë esenciale të stafit ka hartuar një orar të brendshëm me të cilin janë informuar zyrtarët përkatës.

Ky vendim vjen pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të datës 13 mars 2020, konkretisht pikës 9, e cila thotë që të reduktohen në veprimet esenciale dhe staf esencial çdo institucion publik, përveç stafit të sektorit të shëndetësisë dhe të sektorit të sigurisë.

Ky vendim vlen deri në një njoftim tjetër.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë