Lladrovci: Respektoni vendimet e institucioneve qendrore për gjendjen emergjente

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, gjatë gjithë kohës po qëndron afër qytëtarëve në këtë gjëndje emergjente.

Ai sot ka vizituar QKMF-në në Drenas dhe QMF në Komoran.

Lladrovci gjithashtu vizitoi edhe mullirin në Komoran dhe është në kontakt të vazhdueshëm me anëtarët e shtabit emergjentë dhe Komandanten e stacionit policor në Drenas.

Mesazhi i Lladrovcit për qytetarët është qe ti respektojnë vendimet e institucioneve qendrore për gjendjen emergjente, ndërsa për çdo dyshim të simptomave të virusit, thirrni në telefonin e ministrisë së Shëndetësise: 038-200-80-800

Postimi i plotë i Lladrovcit në facebook:

Pas ndërmarrjes së të gjitha masave në pajtim me situatën emergjente, me Shtabin e Emergjencës, kemi shtuar masat mbrojtëse edhe pse komuna jonë nuk e ka asnjë rast të dyshimtë me virusin covid-19.

Sot, kemi vendosur tenda para QKMF-së në Drenas dhe para QMF-së në Komoran, ku ofrohen shërbime 24 orë në ditë, për qytetarët me dyshime për simptoma të ngjashme me ato të virusit covid-19, ndërsa shërbimet tjera në këto objekte shëndetësore vazhdojnë sipas planit të punës.

Personeli i Administratës në komunë, punon me 50% të kapacitetit, me masat mbrojtëse.

Po ashtu, bashkë me anëtarë të Shtabit të Emergjencës, Komandanten e stacionit policor, Drejtorin e Shëndetësisë, Drejtorin e Inspektoratit dhe me asambleistin Qendrim Mula, kemi vizituar QKMF-në, QMF-në dhe Mullirin në Komoran.

Po ashtu, jam takuar me qytetarë të cilët pritnin në radhë për miell dhe kam diskutuar me dy pronarët e mullinjve të cilët kanë kapacitetin e mjaftueshëm për të furnizuar qytetarët me miell.

Mesazhi im për qytetarët e komunës së Drenasit është: Respektoni vendimet e institucioneve qendrore për gjendjen emergjente, ndërsa për çdo dyshim të simptomave të virusit, thirrni në telefonin e Ministrisë së Shëndetësisë: 038-200-80-800.

Po kujdes, jo panik!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë