Asnjë lëvizje e qytetarëve në sheshin e Drenasit, kështu parandalohet përhapja e koronavirusit

Asnjë lëvizje e qytetarëve nuk është parë sonte në orët e mbrëmjes në sheshin kryesor të Drenasit. Banorët e këtij qyteti po iu bindën thirrjeve të institucioneve qëndrore që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre për të parandaluar përhapjen e koronaviruesit, raporton IndeksOnline.

Në sheshin “Fehmi Lladrovci” siç shihet edhe në videon e bashkangjitur dëgjohen vetëm cicërimat e zogjëve.

Ndonëse në këtë komunë nuk është shënuar ende asnjë rast, qytetarët po i respektojnë urdhërat e dhëna nga institucionet.

Komuna e Drenasit ka formuar shtabin emergjent dhe ka vëndosur tenda në rast të paraqitjes së rasteve me koronavirus./IndeksOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë