Shtabi Emergjent në Drenas: Nuk ka asgjë për tu shqetësuar

Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Arsim Haxhiu, bashkë me Drejtorin e Inspekcionit, Milaim Hajdari, Togerin e Policisë, Florim Geci, dhe disa zyrtarë tjerë komunal, kanë vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas dhe Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran.

Shtabi Emergjent është njoftuar nga ekipet shëndetësore për situatën aktuale, dhe sa po zbatohen udhëzimet e dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë (IKSHP).

Deri tani nuk ka asgjë për tu shqetësuar dhe se qytetarët po respektojnë masat preventive për mbrojtje nga virusi COVID-19.

Në Komunën e Drenasit, dy qendrat e mjekësisë familjare po punojnë 24 orë, dhe po ofrojnë shërbime profesionale dhe të sigurta për qytetarët.

Të kujdesemi për shëndetin bashkë, pa panik, por me kujdes!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë