Komuna e Drenasit demanton informacionin se janë shënuar tri raste me koronavirus

Persona të pandergjegjshëm kanë shprenadrë informacion të pavertetë kinse në Drenas janë shënuar tri raste me koronavirus.

Lajmi i përhapur kinse nga “Klan Kosova” është i rremë dhe nuk ka asnjë rast të shënuar deri tani me koronavirus në Drenas.

Portali “DrenicaOnline” ju bënë apel të mos krijoni panik dhe se është adresa ku mund të informoheni saktë dhe shpejtë për të gjitha të rejat në Drenicë.

Në bashkëpunim me institucionet lokale do t’iu mbajmë të informuar drejtë dhe në kohë reale.

Më poshtë njoftimi i fundit nga Komuna e Drenasit:

Shtabi Emergjent i Komunës së Drenasit demanton informacionin e përhapur se në Drenas janë paraqitur tri raste të infektuar me virus COVID-19.

Shtabi Emergjent në koordinim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, demanton këtë informacion të rrejshëm dhe të paverifikuar.

Shpërndarja e informacioneve të pavërteta nuk i kontribuojnë gjendjes aktuale dhe shkakton panik të panevojshëm të qytetarët.

Ju lutemi që informacionet zyrtare, korrekte, dhe të verifikuara t’i merrni nga Shtabi Emergjent apo IKSHP, dhe jo nga faqet e ndryshme në rrjetet sociale.

Pa panik, kujdes të shtuar!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë