Inspektorët e Drenasit 24 orë në punë, tregojnë se si është gjendja në teren

Drejtoria Inspekcionit ka vazhduar edhe sot inspektimin e bizneseve në Komunën e Drenasit në zbatim të masave preventive ndaj virusit COVID-19.

Inspektorët komunal nuk kanë hasur në ndonjë biznes (restaurante, bare, kafiteri) duke punuar, përveç marketeve ushqimore dhe barnatorëve, të cilat po inspektohen për mbajtje të higjienës, dhe çmime.

Bashkë me zyrtarët policore janë inspektuar edhe dy pikat prodhimit të grurit (mielli) në Komoran, dhe Terstenik. Në këto pika, si dhe në markete e barnatore, inspektorët kanë hasur afërsi dhe grumbullim të qyetarëve, ku kanë kërkuar nga subjektet që të menaxhojnë/shmangin, fluksin e qytetarëve, përmes njoftimeve apo formave tjera, në mënyrë që të mbajnë distancë.

Gjithashtu, subjektet afariste janë të obliguara që rregullisht të bëjnë dezinfektimin e hapsirave të punës, dhe që punëtorë të përdorin maskat dhe dorezat gjatë dhënies së shërbimit, duke krijuar siguri për vetën dhe qytetarët.

Inspektorët kanë kërkuar që punëtorët të cilë vuajnë nga sëmundjet kronike dhe ata me shënja gripoze, të lirohen nga puna në këtë periudhë.

Obligohen të gjitha bizneset të respektojnë këto masa, në mënyrë që të ruajmë shëndetin e përbashkët, të ofrojmë shërbime të sigurta dhe profesionale për qytetarët.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë