Njoftim nga Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Drenas

Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë njofton të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit se duke filluar nga dita e hënë, datë 16 mars 2020, do të pezullojë të gjitha shërbimet për qytetarë, si shërbimet gjeodezike, shërbimet kadastrale dhe shërbimet pronësore.

Ky vendim vjen pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të datës 13 mars 2020, konkretisht pikës 9, e cila kërkon që çdo institucion publik të reduktojë në veprime esenciale dhe staf esencial, përveç stafit të sektorit të shëndetësisë dhe të sektorit të sigurisë.

Ky vendim vlen deri në një njoftim tjetër.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë