Katër persona arrestohen në Gradicë të Drenasit

Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në një punishte e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore, transmeton DrenicaOnline.

Rasti sipas policisë ka ndodhur në fshatin Gradicë të Drenasit.

“Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48-orë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë