Reagon Lladrovci pas konfirmimit të rasteve te para me koronavirus

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar pas njoftimit zyrtar se në Kosovë janë shënuar dy raste me koronavirus.

Ai ka kërkuar të mos krijohet panik por të respektohen udhëzimet zyrtare.

Njoftimi i Lladrovcit:

Qytetarë të nderuar të Komunës së Drenasit,

Me rastin e konfirmimit të pranisë së koronavirusit në vendin tonë, Ju ftoj të jeni të kujdesshëm, por pa panik, duke respektuar rekomandimet zyrtare që vijnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Kërkoj të respektoni udhëzimet zyrtare se si të mbroheni nga virusi Ju dhe familjet tuaja.

Me nderime, Ramiz Lladrovci

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë