Mos i rritni çmimet, inspektorët komunal të Drenasit po u vëzhgojnë

Edhe pse ende nuk është verifikuar asnjë rast me koronavirus, pas vendimit të mbrëmshëm të Qeverisë së Kosovës, është vërejtur shqetësimi i qytetarëve në Komunën e Drenasit të cilët kanë filluar të furnizohet në masë të madhe me produkte ushqimore duke krijuar radhë të gjata në markete dhe pranë fabrikave të miellit.

Duke parë këtë panik të krijuar te qytetarët, bizneset po e shfrytëzojnë këtë gjendje duke ngritur çmimet e produkteve elementare.

Ndaj, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kërkuar nga inspektorët komunal të jenë në terren, për t’i monitoruar bizneset dhe për çdo ngritje të çmimit do të ndermirën veprimet e nevojshme konform ligjit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë