Drenas: Thirret mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thirrur mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për të diskutuar dhe njoftuar anëtarët e KKSB-së për masat e ndërmarra nga Komuna e Drenasit për parandalim të virusit COVID-19 pas vendimit të djeshëm të Qeverisë dhe pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Bordit të Drejtorëve të Komunës së Drenasit.

Mbledhja e jashtëzakonshme mbahet sot më datën 12.03.2020, e enjte, me fillim në orën 14:00, në Sallën e mbledhjeve të Bordit të Drejtorëve.

Ftohen të gjithë anëtarët e KKSB-së të marrin pjesë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë