Arrestohet një person i armatosur në Drenas

Është shoqëruar në stacionin policor të Drenasit, një person pasi që gjatë kontrollimit të tij i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me pesë fishek.

Policia ka njoftuar se arrestimi ka ndodhur të merkurën në orën 15:00 në Drenas.

Me urdhër të prokurorit, rasti ka shkuar në Gjykatë në procedurë të rregullt.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë