Ambasada e Kosovës ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët që jetojnë në Gjermani

Për shkak të rrezikut të përhapjes së COVID-19 Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin dhe Konsullatat e Përgjithshme e Kosovës në München, Stuttgart, Frankfurt, Düsseldorf, Hamburg dhe Kopenhagen nuk ofrojnë shërbime Konsullore në datat 13- 27 Mars.

Ambasada dhe Konsullatat e Republikës së Kosovës lusin qytetarët që kanë nevojë për shërbime Konsullore të respektojnë vendimin në fjalë.

Për raste emergjente (humbje dokumenti, fatkeqësi etj.) mund të kontaktoni në numrat emergjent të Konsullatave tona.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë