Kontrabandë me mallëra në Komoran, policët kundër Krimit të Organizuar dalin në vendngjarje

Njësiti i hetimeve kundër Krimit të Organizuar në Komoran të Drenasit ka ndaluar një automjet me ngasës mashkull Kosovar dhe gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dhe konfiskuar gjashtëdhjetë (60) pako me cigare pa banderolë të RKS-së po ashtu është konfiskuar edhe automjeti kombi, transmeton DrenicaOnline.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti kontrabandë me mallëra ka ndodhur të shtunën në ora 18 e 30 minuta./DrenicaOnline

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë