Drejtori i Arsimit në Drenas ua uron 7 Marsin të gjithë mësimdhënësve

Drejtori Komunal i Arsimit në Drenas, Muhamet Gjoka ka uruar të gjithë mësimdhënësit me rastin e 7 Marsit.

“Mirënjohja, respekti dhe nostalgjia janë ndjesitë që na pushtojnë të gjithëve në këtë ditë të veçantë. Në një ditë ku me nostalgji kujtojmë dhe falënderojmë të gjithë ata që kontribuan dhe që kanë qenë gur-themeli në edukimin e shumë brezave”, thuhet ndër të tjera në urim.

Urimi i plotë i drejtor Gjokës:

Mësuese dhe mësues të dashur,
Në këtë ditë të shenuar për ju, dua t’ju përcjell urimet e mia më të përzemërta.
Mirënjohja, respekti dhe nostalgjia janë ndjesitë që na pushtojnë të gjithëve në këtë ditë të veçantë. Në një ditë ku me nostalgji kujtojmë dhe falënderojmë të gjithë ata që kontribuan dhe që kanë qenë gur-themeli në edukimin e shumë brezave.
Arsimi shqip ne periudha të ndryshme, ka kaluar në shumë vështirësi. Këto vështirësi vetëm sa e kanë fisnikëruar profesionin dhe misionin e mësuesit, sepse mësuesit ditën t’i bëjnë ballë këtyre sfidave me moralin më të lartë etik dhe profesional.
Mësuese dhe mësues të dashur, nga zemra ju uroj gëzuar 7 Marsin! Paçi shëndet dhe ju priftë e mbara, në misionin tuaj fisnik.
Miqësisht,
MGJ

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë