Lladrovci nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Caritsain zviceran

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim përfaqësuesit e Caritasit zviceran, zëvendës drejtorin Kreshnik Basha dhe Krenare Lleshi, menaxhere e projektit, me ç ‘rast edhe ka nënshkruar marrëveshjen të bashkëpunimit për të përkrahur sektorin e arsimit.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar përfaqësuesit e Caritasit zviceran për bashkëpunimin që kanë në fushën e arsimit dhe ka shtuar se bashkëpunimi do të vazhdoj edhe ne të ardhmen në mënyrë që të përkrahen projektet shkollore në Komunën e Drenasit.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është që t’i furnizoj me inventar 5 klasa të arsimit parafillor në shkollat e Komunës së Drenasit si dhe trajnimin e 48 edukatorëve me trajnime profesionale.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë