Pamje se si dy të rinj vjedhin të hollat e grumbulluara për bamirësi në një lokal, në Prishtinë

Vjedhjet në vendin tonë vazhdojnë të jenë një dukuri shqetësuese.

Në raportet e Policisë së Kosovës, janë të shpeshta rastet e tilla të raportuara.

Ndërsa, pavarësisht se shpesh publikohen pamjet se si kryhen këto vjedhje, prapë se prapë persona të pandërgjegjshëm dhe hajdutë, vazhdojnë ta bëjnë këtë “punë”.

Indeksonline ka siguruar një video, nga një vjedhje që ka ndodhur sot në një lokal të Prishtinës.

Në këto pamje mund të shihni se si dy të rinj, hyn brenda lokalit, derisa njëri kontrollon situatën, tjetri merr arkën me para të cilat dedikohen për bamirësi dhe e fut nën xhup.

Një gjest ky tejet i turpshëm, duke ditur edhe qëllimin e këtyre të hollave./Indeksonline

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë