Mentor Sahiti emërohet U.D Drejtor i Gjimnazit në Drenas

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka nxjerr vendim që Mentor Sahiti, të emërohet Ushtrues Detyre, Drejtor në SHML “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, në Poklek të Ri, nga data 06 shkurt 2020 e tutje.

I emëruari obligohet që detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtorit në SHML “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Poklek të Ri, t’i kryej në pajtim me dispozitat përkatëse të legjislacionit në fuqi, transmeton DrenicaOnline. (Klikoje reklamen poshtë, për ta mbështetur DrenicaOnline?).

Vendimi është i përkohshëm, përkatësisht deri në përfundimin e procedurave të rekrutimit për këtë pozitë.

Të emëruarit, nga pika 1 e këtij vendimi i takojnë të ardhurat dhe benificionet tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi për këtë pozitë.

Për zbatimin e këtij vendimi kujdeset: Drejtoria e Arsimit, Zyra e Personelit, MAP-i.

Vendimi ka hyrë në fuqi me 6 shkurt të këtij viti./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë