Daut Demaku sërish flet për hudhrat dhe coronavirusin

Profesori i mendimit pozitiv, Daut Demaku ka thënë se hudhrat i sheh si preventivë për t’iu shmangur viruseve.

Megjithatë, ai mohon të ketë thënë se hudhra e Rahovecit e shëron koronavirusin.

Ai insiston se të mirat që i sjell hudhra tek shëndeti është vërtetuar edhe në tri etapa të historisë, në lashtësinë e Egjiptit, traditën shqiptare dhe në hulumtime shkencore gjermane.

Ndërkaq njohësi i artit të mendimit pozitiv thekson se ushqyeshmëria luan një rol të rëndësishëm në shëndetin tonë dhe në luftën ndaj viruseve dhe gripozave.

Aq më tepër kur në to ka më shumë përbërje bimore, njofton Klan Kosova.

Kronikë e gazetares Arbreshë Uka.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë