Bima e veçantë në Sankoc të Drenasit, Kuvendi Komunal merr vendim për ta mbrojtur

Të premten është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Drenasit, transmeton DrenicaOnline.

Njëra ndër pikat e shqyrtuara ishte edhe propozim vendimi për miratimin e Propozimit Profesional për shpalljen e Lokalitetit të Boshtrës (Forsythia europaea) në Golesh si monument i mbrojtur i natyrës për arealin e kësaj bime (Sankoc) në pjesën e Komunë së Drenasit, ku pas diskutimeve ka kaluar me shumicë votash.(Klikone reklamen poshtë, për ta mbështetur DrenicaOnline?).

ÇKA ËSHTË BOSHTRA?

✤ (Forsythia europaea Deg et Bald).familjes ullinore (Olea-ceae), rreth 2 m e lartë, me gjethe të përkundërta, vezake deri vezake-heshtore, të plota ose të sharruara, me lule të verdha të vendosura në lulesa sqetullore, me fryt kapsollë rreth 1.5 cm të gjatë. Lulëzon në muajt prill-maj, frytëzon në shtator-dhjetor. Është shkurre endemike e Shqipërisë, me areal mjaft të gjerë, e shpeshtë në gryka lumenjsh e përrenjsh, nëpyje e shkorrete e të V, 200-800 m mbi sipërfaqen e detit kurdoherë në toka serpentinore (ultrabazike). Në mënyrë artificiale shumohet me farë dhe copa degësh me gjethe.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë