Ky trajner do ta udhëheqë Feronikelin deri në përfundim të sezonit

Feronikeli e ka emëruar trajner të skuadrës, Malsor Gjonbalajn.

Nikli javën e kaluar e shkarkoi Agim Sopin, ndërsa nga dita e premte ka vendosur që detyrën e shefit të shtabit teknik të ia besoj Gjonbalajt.

Lajmin për emërimin e Profesorit Universitar në krye të ‘industrialistëve’ e ka bërë të ditur Gazeta Sheshi përmes burimeve të saja.

41 vjeçari më parë e kishte drejtuar edhe skuadrën e Vëllaznimit të Gjakovës, ndërsa së fundmi ishte drejtor sportiv të klubi i Feronikelit.

Pejani rolin e trajnerit të skuadra nga Drenasi do ta mbajë deri në fund të këtij sezoni.

Ai është prezantuar para lojtarëve ditën e premte dhe pritet të jetë në stol sot në duelin që Feronikeli e luanë ndaj Trepçës ’89 në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë