Kjo është Laureta Thaqi, drejtoresha më e re në Komunën e Drenasit

Që nga muaji i kaluar, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka emëruar disa drejtor të rinj të drejtorive.

Përveç tyre ka emëruar edhe një ushtruese të detyrës së Drejtorisë Komunale për Administratë të Përgjithshme.

Ajo është Laureta Thaqi, një vajzë e re e suksesshme e cila vjen nga fusha e medias, transmeton DrenicaOnline.

Thaqi ka qenë studentja më e dalluar e gazetarisë në Universitetin e Prishtinës ku ka fituar edhe bursa për rezultatin e treguar në studime.

Ajo ka punuar disa vite në media elektornike e të shkruara, duke qenë ndër gazetaret me të mira në tregun e medias.

Mandati i saj do të zgjatë derisa të kthehet nga pushimi i lehonisë, znj.Kimete Qorri, një drejtoreshë po ashtu tejet e suksesshme në Drenas.

Rikujtojmë se Komuna e Drenasit është e vetmja që ka më shumë se gjysmën e drejtorive të udhëhequra nga femrat./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë