Fitore e thellë e “Niklit” në Drenas

Feronikeli u kthye nga disfata zhgënjyese e xhiros së kaluar kundër Llapit duke siguruar fitore me epërsi 3:0 kundër Trepçës ’89, sot në stadiumin Rexhep Rexhepi në Drenas.

Trepça ’89 e pati të vështirë t’i rezistojë presionit nga lojtarët e Feronikelit, të cilët i patën disa raste për të shënuar, e veçanërisht pas ndëshkimit të Lassine Traores me karton të kuq në minutën e 26-të të ndeshjes.

Golin e parë e shënoi Mendurim Hoti në minutën e 50-të të ndeshjes, ndërsa po i njëjti futbollist më vonë e goditi shtyllën. Në fund të ndeshjes, Mevlan Zeka dhe Albert Dabiqaj e vulosën këtë fitore për Feronikelin, me golat e shënuar në kohën shtesë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë