Veseli: Likoshani dhe Qirezi janë simbol i përjetshëm i kujtimit, nderit dhe krenarisë tonë të lavdishme

Sot në Skenderaj është përkujtuar 22 vjetori i betejës së Likoshanit dhe Qirezit.

Me këtë rast edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka kujtuar betejën e lavdishme përmes një statusi në Facebook, shkruan Indeksonline.

Veseli u shpreh se  28 shkurti i vitit 1998 është i shkruar me gjak dhe sakrificë. Është dita prej ku nisi frymëzimi për luftën çlirimtare kudo në Kosovë.

Më poshtë statusi i tij i plotë:

Likoshani dhe Qirezi janë simbol i përjetshëm i kujtimit, nderit dhe krenarisë tonë të lavdishme. 28 shkurti i vitit 1998 është i shkruar me gjak dhe sakrificë. Është dita prej ku nisi frymëzimi për luftën çlirimtare kudo në Kosovë. Përjetë në mendjet dhe zemrat tona për të gjithë martirët e lirisë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë