Ritakohen mjekët në Drenicë që kishin shëruar ushtarët gjatë luftës (VIDEO)

Kushtet nuk i kishte gjetur, por vullnetin po.

Mjeku i luftës, Fadil Beka, së bashku me kolegët e tij, ishin takuar fiks 22 vjet më parë në një Odë, në Ticë të Skenderajt, për të nisur mision në shërimin e ushtarëve të UCK-së.

Ndonëse kanë kaluar më shumë se dy dekada, Beka e kujton me nostalgji atë periudhë, ku u mjekuan shumë luftëtarë të lirisë dhe civilë, njofton Klan Kosova.

Duke kujtuar hapjen e spitalit të parë ushtarak të UCK-së, komandanti i atëhershëm Sami Lushtaku, tha se lufta do të ishte e pamundur pa ndihmën e mjekëve.

Kronikë nga Agan Hajdarhoxha.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë