Lladrovci përkujton Betejën e Likoshanit e Qirezit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka përkujtuar Betejën e Likoshanit dhe të Qirezit.

Statusi i Lladrovcit:

Sot, kemi përkujtuar 22 vjetorin e Betejës së Likoshanit dhe Qirezit, vende emblematike të historisë tonë të re, aty ku filloi lufta frontale me forcat serbe.

Kemi bërë homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Likoshan dhe Qirez dhe kemi vënë buqeta me lule së bashku me nënkryetarin e Skenderajt, Nuredin Lushtaku, shoqatat e OVL-UÇK, personalitete të shquara të Drenicës, familjarë dhe qytetarë të shumtë.

Po ashtu, për nder të kësaj dite kemi bërë edhe zbulimin e Pllakës Përkujtimore të Mehmet dhe Naser Gjeli, si dhe Pllakën Përkujtimore në kullën e Ibrahim Rexhepit.

Lavdi e përjetshme heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë