Caritasi zviceran vazhdon investimet në shkollat e Komunës së Drenasit

Drejtori i Arsimit në Komunën e Drenasit, Muhamet Gjoka, nënkryetari Nazmi Hasi, bashkë me zëvendësministrin e Arsimit, Xhavit Rexhaj dhe ekipin e Caritasit zviceran, kanë vizituar paralelet parafillore të shkollave në fshatin Tërstenik e Tërdec të Drenasit.

Drejtori i Arsimit, Muhamet Gjoka, ka falënderuar Caritasin zviceran për bashkëpunimin e treguar deri më tani dhe ka shtuar se bashkëpunim, do të vazhdoj edhe gjatë këtij viti, me projekte të reja për t’i pajisur objektet shkollore me inventarizim si dhe të ofroj trajnime profesionale.

Kujtojmë që dy shkollat në fjalë, janë pajisur me inventar nga Caritasi zviceran dhe e veçanta e kësaj është se prodhimi i materialeve nga druri është bërë nga një kompani e Komunës së Drenasit e cila ka bashkëpunim me Caritasin. Këtë kompani e kanë vizituar drejtori Gjoka, nënkryetari Hasi dhe zëvendësministri Rexhaj, kompani kjo e cila prodhon materiale mësimore të cilësisë së lartë dhe me standarde evropiane.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë