Erëra të forta në Drenas, disa fshatra pa energji elektrike

Komuna e Drenasit, përkatësisht, ekipi i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë (DShPE) është në terren për të evidentuar dëmet e shkaktuara nga erërat.

Si pasojë e erërave që kanë përfshirë vendin, janë shkaktuar dëme në rrjetin elektrik, duke lënë pa energji fshatrat e Komunës së Drenasit.

Ekipi i DShPE-së ka kontaktuar me KEDS-in dhe janë njoftuar se ekipet e tyre janë në terren për të rregulluar dëmet në rrjetin elektrik.

Për shkak të kësaj situate, DShPE kërkon mirëkuptim nga qytetarët deri në rregullimin e tyre nga ekipet përkatëse të KEDS-it.

Gjithashtu, Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë e Komunës së Drenasit u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar pasi erërat po vazhdojnë dhe rreziku mbetet ende.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë