Qytetari i Nderit i Komunës së Drenasit, vjen në komunën tonë për vizitë

Më rastin e vizitës së Zëvendës Presidentit të Parlamentit Evropian, qytetarë të nderit të Komunës sonë, z. Rainer Wieland, kryetarit të Komunës Korntal-Munchingen në Gjermani, z. Joachim Wolf dhe delegacionit nga Gjermania, që do t’i bëjë Komunës së Drenasit me datën 27.02.2020 (enjte), Komuna e Drenasit, fton të gjithë anëtarët e Kuvendit duke filluar nga ora 17:00 do të mbahet një debat në Sallën e Kuvendit të Komunës.

Debati do të këtë temë diskutimi: Politika komunale (lokale) në Komunën e Drenasit.

Paraprakisht, Zëvendës Presidenti i Parlamentit Evropian, z. Rainer Wieland, kryetarit të Komunës Korntal-Munchingen në Gjermani, z. Joachim Wolf, së bashku me delegacionin gjerman, të shoqëruar nga Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, nga ora 15:00 do të vizitojnë Gjimnazin “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” ku do të takohen me nxënës të kësaj shkolle dhe debati në shkollë do të jetë me temën: Thellimi i zhvillimit demokratik në kontekstin e shkëmbimeve të të rinjve me Education Unlimited. Gjimnazi “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” ka bashkëpunim disa vjeçar në projektin arsimor Gjermani-Kosovë.

Nga ora 16:30, Zëvendës Presidenti, Wieland, kryetari i Komunës Korntal-Munchingen dhe deleagioni gjerman, do të takohet me kryetarin e Komunës, Ramiz Lladrovci dhe stafin e tij.

Ndërsa, nga ora 17:00 në Sallën e Kuvendit do të zhvillohet debati me anëtarë të Kuvendit të Komunës me temën e lartcekur.

Anëtarët e delegacionit:
Z. Rainer Wieland – eurodeputet, Zëvendës President i Parlamentit Evropian
Znj. Kerstin Zielosko, Shefe e Arsimit të pakufizuar e V/BW Ministria e Kulturës-Gjermani
Znj. Angela Schweizer, Referente në zyrën e Rainer Wieland
Dr. Joachim Wolf, kryetar i qytetit të Korntal-Munchingen
Z. Johannes Miller, drejtor i Shkollës së Mesme Rosenstein në Heubach
Z. Rudolf Matkovic, drejtor menaxhues i EDEKA Sudwest

Ju mirëpresim!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë