Arrestohet në Drenas i kërkuari nga policia

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se të martën pasdite, në Drenas ka ndodhur një arrestim i një personi të kërkuar.

“Në bazë të dy urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Gllogoc, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Dubravës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia nuk ka treguar identitetin e të arrestuarit as arsyen pse ka qenë në kërkim të autoriteteve.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë