Aksident mes tri veturave në Drenas, dy persona të lënduar

Është raportuar për një aksident trafiku në mes të tri automjeteve civile në Drenas.

Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur të hënën rreth orës 16:00.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë