Ramiz Lladrovci: Urime dhe gëzuar 12 vjetori i Pavarësisë!

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari dhe asambleistët e dy komunave, të Drenasit dhe Skenderajt, kanë bërë homazhe dhe vendosur kurora me lule në Memorialin e Jasharajve në Prekaz, nga vendi ku buroi liria dhe historia e lavdishme e çlirimit.

“Në këtë përvjetor të Pavarësisë, me nderim kujtojmë Komandantin legjendar Adem Jasharin dhe të gjithë heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë, duke qenë të përkushtuar për ndërtimin dhe fuqizimin e shtetit tonë, vendit tonë, Republikën e Kosovës. Urime dhe gëzuar 12 vjetori i Pavarësisë!”, ka shkuar Lladrovci në profilin e tij në Facebook.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë