12 vjet shtet, Lladrovci e Veseli bëjnë homazhe në Prekaz

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci bashkë me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli kanë bërë sot homazhe në Prekaz për nderë të 12 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Statusi i plotë i Lladrovcit:

Sot, për nder të 12-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, së bashku me liderin e PDK-së, z. Kadri Veseli dhe mikun tim, Latif Gashi, kemi bërë homazhe dhe vendosem buqeta me lule në Kompleksin memorial të Jasharajve në Prekaz.

Me këtë rast, na priti, shoqëroi dhe përcolli, kryetari i Skenderajt, biri i heroit Hamëz Jashari, Bekimi.

E falënderova z. Bekim Jashari për mikpritjen, duke i shprehur respektin e thellë për tri gjeneratat e vëna në ballë të qëndresës, në ballë të fitores tonë, të kurorëzuar më 17 shkurt 2008, duke u shpallur Pavarësia e Republikës së Kosovës.

Vizita në Prekaz, tejkalon detyrimin moral e ligjor të vizitës me rëndësi për festat shtetërore dhe kombëtare, sepse ky vend, është burim i përditshëm energjie, për të jetësuar amanetin e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve tanë duke e ndërtuar dhe fuqizuar shtetin tonë.

Gjeneratat do të shkojnë e do të vijnë e Prekazi legjendar do të jetë gjithnjë e më madhështor.

Lavdi Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit dhe Jasharajve!

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë