Njoftim nga KRM- “Pastrimi”, njësia operative në Drenas

Kompania Regjionale e Mbeturinave KRM “Pastrimi”, njësia operative në Drenas, përmes Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë, njofton të gjithë qytetarët se ditëve të fundit janë ballafaquar me defekte të vazhdueshme në automjete dhe për pasojë nuk kanë pasur mundësi që të kryejnë shërbimet sipas orarit zyrtar operativ.

Prandaj, përveç zonave kadastrale Likoshan, Gradicë, Godanc dhe Vasilevë të përmendura në një njoftim paraprak, për të njëjtat arsye nuk kanë pasur mundësi që të kryejnë shërbimet sipas orarit zyrtar operativ as në Dobroshevc, dhe në një pjesë të fshatit Llapushnik (lagja Sopi dhe lagja Thaqi).

Shërbimi për zonat e lartpërmendura do të kryhet sot dhe nesër.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë