Interesim i madh për fitimin e garantëve për Star-Up dhe biznese të vogla në Drenas

Të premten, në Komunën e Drenasit, ka filluar seanca informuese në kuadër të projektit “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në Ballkanin Perëndimor”, projekt ky i cili financohet nga Medicor Foundation dhe Komuna e Drenasit, ndërsa zbatohet nga organizata Help Kosovo.

Me këtë rast, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka përshëndetur të pranishmit dhe ka inkurajuar që të jenë aplikues në këtë projekt që Komuna i ka dhënë mbështetje edhe financiare të bashkëpunimit. Lladrovci ka shtuar se Komuna është e përkushtuar t’i ndihmoj bizneset me qëllim të rritjes së punësimit dhe të vetëpunësimit, zhvillimit ekonomik, përkrahjes së të rinjve për idetë e tyre inovative.

Ndërsa përfaqësuesi i organizatës Help Kosovo, Gent Saraçi, ka informuar të pranishmit për formën e aplikimit për të fituar grantin.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit, kurse format për aplikim janë marrur gjatë takimit informues, ndërsa ata të cilët nuk kanë mundur të marrin pjesë në këtë takim, takimi tjetër informues do të mbahet me datën 21.02.2020 në Sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit duke filluar nga ora 10:00.

Aplikacionet për plotësim merren për çdo ditë pune në Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik si dhe mund të shkarohen edhe përmes ueb faqes së organizatës Help Kosovo dhe në ueb faqen zyrtare të Komunës, përkatësisht ne këto linqe; www.help-kosovo.org, https://kk.rks-gov.net/gllogoc/category/shpalljet/

Data e fundit për aplikim është 20 Mars 2020 e premte ora 16:00, aplikimi fillon zyrtarisht pas mbajtjës së takimeve informuese.

Aplikacionet e plotësuara dhe dokumentet mbështetëse duhet të dorëzohen në kohë me postë në adresën: Help Kosove, Fahu postar Nr: 23; 10.000 Prishtinë Republika e Kosovës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë