Familja Gjoka dhe Veliu i falin gjakun familjes Gjeli

Kanuni mbetet e shkuar, derisa dora e pajtimit dhe falja e gjakut ka marrë frymë në Kosovë.

Familja Gjoka humbën vajzën ndërsa Familja Veliu nga Korrotica humbi nusen, pas një aksidenti me fatalitet me 28 janar të këtij viti, shkruan Ballkani.info

Emine Gjoka-Veliu ishte duke kaluar rrugën teksa një veturë vozitur me pakujdesi e goditi atë për ti dhënë lëndime të shumta, që vetëm pas pak orësh rezultuan fatale.

Por me ndërmjetësimin e hoxhallarëve Mulla Osman Musliu, Valon Bequku e Nexhmedin Gjoka, dy familjet i falën gjakun e të dashurës së tyre familjes Gjeli nga Likoshani.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë