Arrestohet 58 vjeçari në Drenas për mashtrim të policisë

Sot, më 13.02.2020, në Drenas, hetuesit policorë nën dyshimin e kryerjes së veprave penale: “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Mashtrimi” kanë arrestuar të dyshuarin: Xh.H., viti i lindjes 1962.

Policia ka bërë rë ditur se i dyshuari gjatë gjashtë muajve (korrik-dhjetor 2019), derisa ishte nënkontraktor për pastrimin e veturave të policisë, ka arritur të falsifikojë shkresat rreth numrit të veturave të pastruara (shtim të numrit) duke shkaktuar një dëm në vlerë rreth 1,000.00 (një mijë) €.

I dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes deri në një vendim tjetër të organebe të drejtësisë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë