Feronikeli siguron kualifikimin në gjysmëfinale, në minutat e fundit

Feronikeli ka arritur të triumfonte në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Kosovës ndaj Lirisë.

Skuadra nga Drenasi arriti që në fund të triumfojë me rezultat 0:2.

Dy golat e skuadrës së Niklit u shënuan në minutat e fundit të ndeshjes, përkatësisht atë të 88 dhe në minutat shtesë.

Kualifikim më tej, kampionit aktual të Kosovës ia siguruan Besmir Bojku, i cili shënoi në minutën e 88-të, si edhe Mendurim Hoti, i cili arriti të realzionte gol nga pika e bardhë në minutat shtesë të ndeshjes.

Tashmë Nikli u bashkohet tri skuadrave të tjera të cilat më parë janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, Prishtinës, Ballkanit dhe Drenicës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë