Shfaqen “maskat” e armatosura, kryejnë grabitje dhe rrahin viktimën

Një person ka raportuar se derisa kishte qenë duke lëvizë me veturë, tre persona të panjohur të maskuar dhe armatosur ia kishin zënë pritën me veturën e tyre, nën kërcënimin e armës dhe goditjes që ia kishin bërë me dorëzën e armës të dyshuarit ia kishin grabitur një çantë në të cilën kishte pas para dhe një telefon.

Rasti ka ndodhur të hënën në Prishtinë.

Më pas të dyshuarit ishin larguar në drejtim të panjohur.

Viktima ka pësuar lëndime dhe pas tretmanit mjekësor në QKUK është liruar.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë