Të gjitha rrugët në Drenas janë të kalueshme

Komuna e Drenasit, Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë (DShPE) njofton të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit se të gjitha rrugët kryesore janë të pastruara e të kalueshme, e po ashtu edhe ato dytësore.

Drejtoresha e Drejtorisë për Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi, së bashku me gjithë ekipin, organin mbikëqyrës, menaxherët dhe operatorët ekonomikë të kontraktuar për mirëmbajtjen e rrugëve, pas reshjeve të djeshme të borës kanë dalë në terren dhe kanë inspektuar rrugët në Komunën e Drenasit.

Drejtoresha Krapi ka thënë se kompanitë e kontraktuara se bashku me organin mbikëqyrës gjatë gjithë kohës do jenë në terren për të bërë monitorimin e gjendjes dhe pastrimin e rrugëve.

Me këtë rast DShPE, fton dhe falënderon të gjithë qytetarët për bashkëpunim me operatorët ekonomikë të kontraktuar dhe organin mbikëqyrës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë