Erëra të forta në Drenas, shkaktohen dëme materiale në disa shtëpi banimi

Komuna e Drenasit, përkatësisht, ekipi i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë (DShPE) është në terren për të evidentuar dëmet e shkaktuara nga erërat.

Si pasojë e erërave të forta që kanë përfshirë vendin, janë evidentuar dëmtime në disa shtëpi banimi në disa prej fshatrave të Drenasit.

Ekipi përkatës komunal është në vend të ngjarjes ku po monitoron gjendjen dhe po evidenton dëmet.

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë e Komunës së Drenasit u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar pasi erërat po vazhdojnë dhe rreziku mbetet ende.

Po ashtu, u bëjmë thirrje qytetarëve që për dëmet e shkaktuara ta njoftojnë komunën.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë