Lladrovci nënshkruan marrëveshje të bashkëpunimit me organizatën “Help” për mbështetje financiare të 30 bizneseve

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci të hënën ka nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit me drejtoreshën e organizatës gjermane “Help”, Shqipe Breznica për bashkëfinancimin e projektit stabilitetit socio-ekonomik për mbështetjen e së paku 30 mikro bizneseve gjatë vitit 2020.

Më rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, kryetari Lladrovci u shpreh i kënaqur për arritjen e kësaj marrëveshje me Organizatën “Help” për t’i përkrahur bizneset në Drenas dhe shprehi gatishmërinë në implementimin sa më të suksesshëm të projektit.

Drejtoresha e Help, Shqipe Breznica ka falënderuar kryetarin Lladrovci për bashkëpunimin dhe ka inkurajuar qytetarët e Drenasit që të përcjellin aktivitetet e organizatës Help dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi për të zhvilluar bizneset e tyre.

Më nënshkrimin e kësaj marrëveshje bashkëfinancimit, në muajin shkurt të këtij viti do të këtë seanca informuese me qytetarët të cilët do të njoftohen rreth mënyrës së aplikimit për të përfituar nga ky projekt.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është bashkëpunimi në mes të Komunës së Drenasit dhe Help në kuadër të projektit “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në Kosovë”, i financuar nga Medicor Foundation, bashkë-financuar nga Komuna e Drenasit dhe e zbatuar nga Hepl.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë