Lobisti Bedri Emini nga Drenica akuzon rëndë Behgjet Pacollin për mos sjellje të njohjeve

Marrë nga Jeta në Kosovë

Kryediplomati kosovar në detyrë, Behgjet Pacolli ka premtuar deri në 200 mijë euro për një votë në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë sipas një lobisti.

Bedri Emini, në një intervistë ekskluzive për emisionin “Jeta në Kosovë” , lobist i mandatuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka rrëfyer për paratë që ai thotë se u premtuan për pranimin e Kosovës në INTERPOL.

Ai ka thënë se paratë u premtuan nga Pacolli por nuk u dhanë asnjëherë, prandaj edhe Kosova dështoi të anëtarësohet në INTERPOL.

Krejt kjo ngjarje, sipas tij, ka ndodhur në Dubai në vitin 2018.

“200 mijë i ka premtuar Pacolli, i kemi me shkrim prej tij, ia ka premtuar Ministrit të Punëve të Jashtme, më tha vetëm a mundesh me e kry, unë i thash. Unë e kam respektuar Pacollin si familjar. Mu tash po më thonë hajde merreni edhe njohjen në Nigeri. E thirra Pacollin, i thash po më thonë hajde merre njohjen, i thash a je në gjendje me ua kry obligimet, më tha që as që më i intereson ajo punë më”, deklaron ai.

Në këtë intervistë, Emini thotë se një ngjarje e ngjashme ndodhi edhe me lobimin për njohjen nga shteti i Kongos.

“Kongo e ka pranuar Kosovën si shtet por nuk janë adhur me marrë njohjen. E kam thirr Jetlirin shumë herë, mua Jetliri më ka thënë në telefon, të lutëm ndërprerje se nuk ka nevoje për njohje, i thash okej”, ka thënë ai.

Ai thotë se njohjen verbale Kosova nuk e ka marr ende nga Kongo, ndonëse njohja ka ndodhur.

I pyetur se, a mund të merret nota verbale nga Kongo pa i paguar 200 mijë euro, ai thotë se nuk mund ta dijë. Sipas tij, ai vend ia ka dhënë Pacollit dy letra false.

“Nuk e di Jeta, sepse ai është takuar pa mua me disa njerëz të tjerë e u shku atje, ia kanë dhanë dy letra falso. I paguar ku me ditë sa pare, nuk e di sa”, ka thënë ai.

“Mua më kanë thënë i ka paguar ka 30-40 mijë dollarë, i kanë marrë dy letra falso”, thotë tutje ai.

Emini pretendon se kjo informatë iu tha nga zyrat e kryediplomatit, Behgjet Pacolli para rreth një muaji.

Tutje, Emini thotë se nuk e dinë nëse paratë janë nga buxheti i shtetit apo janë para personale të Behgjet Pacollit.

Por, këto pretendime të Eminit i ka mohuar Shefi i Kabinetit të Pacollit, Jetlir Zyrberaj.

“Pretendimet e tij nuk qëndrojnë, apsulitisht.

I ka arsyet e veta, nuk e di unë”, ka thënë ai.
Zyrberaj thotë se Emini më nuk është lobist i Kosovës, për këtë ka edhe dokument.

“Kanë pushuar të gjitha autorizimet, jo vetëm për të por për të gjithë”, ka thënë ai.

Këshilltari i Behgjet Pacollit ka thënë se të gjithë zyrtarët që kanë ardhur në vitin 2018 për INTERPOL, janë takuar nga ministri i Punëve të Jashtme.

“Unë e di që i ka takuar z. Pacolli. Unë nuk kam njohuri për obligimet që përmend ai”, ka thënë ai.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë