Lladrovci debuton me Kombëtaren e Kosovës

Qendërmbrojtësi dhe kapiteni i FC Feronikelit, ka debutuar me fanellën e Përfaqësueses së Kosovës.

Në ndeshjen e zhvilluar në Doha, të Katarit, Kosova u takua me Suedinë, në një ndeshje miqësore të zhvilluar mes tyre.

Lapidar Lladrovci u fut në lojë në pjesën e dytë, në formacionin e Bernard Challandes, ku kishte edhe shumë yje të tjerë nga Superliga e Kosovës.

Përkundër faktit që Suedia fitoi me rezultat minimal 0-1, kjo ndeshje ishte pasqyrë e mirë për kualitetin e futbollistëve nga Superliga.

Nga klubi i FC Feronikelit, të ftuar për këtë takim ishin edhe gardiani, Florjan Smakiqi dhe mesfushori, Albert Dabiqaj.

Këta të fundit nuk patën minutazh në lojë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë