Ky është burri më i shkurtër në botë

Më 14 nëntor 1992, në qytetin e Pokharas në Nepal, jetët e Roop Bahadur dhe Dhan Mayas ndërruan përgjithmonë. Roop kishte sjellë në jetë fëmijën e parë të çiftit.

Sot i biri i tyre, Khagendra Thapa Magar është burri më i shkurtër në botë.

Loading...
Loading...

Ai ishte tejet i vogël edhe kur kishte lindur, më i vogël se çdo foshnje tjetër.

“Ai ishte aq i vogël kur u lind saqë mund ta vendosje në pëllëmbë të dorës dhe ishte shumë e vështirë ta lash sepse ishte tejet i vogël”, ka thënë babai i Khagendras, Dhani për faqen zyrtare të Librit të Rekordeve “Guiness”, transmeton Koha.net.

Edhe pse prindërit kishin shqetësime për shëndetin e tij, Khagendra u rrit dhe nisi të forcohej. Por shpejt u kuptua se ai nuk do të ishte person i gjatë – në fakt u kuptua se do të mbetej tejet i shkurtër në krahasim me të tjerët në gjeneratën e tij.

Në shkurt të 2010-s, në moshën 17-vjeçare, Khagendra udhëtoi drejt Romës në Itali për t’u matur për të arritur që të hynte në Librin e Rekordeve.

Në atë kohë në “Lo Show dei Record” u konfirmua se Khagendra ishte i gjatë vetëm 65.58 centimetra. Mori titullin e adoleshentit më të shkurtër në botë. Teksa afrohej tetori, ishte e qartë që Khagendra po shkonte rrugës që të bëhej burri më i shkurtër në botë, pasi rekordi atë kohë mbahej nga Edward Nino Hernandez nga Kolumbia me gjatësi 70.21 centimetra.

Në ditën kur mbushi 18 vjet, Khagendra u mat sërish, këtë herë në një spital në Nepal dhe iu konfirmua titulli i tij i ri.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë