Policia jep detaje rreth rastit të gruas që u raportua e zhdukur

Pas kërkesës së mbrëmshme për bashkëpunim të publikuar nga Policia e Kosovës për identifikim personi, menjëher të njëjtën datë më  11.01.2020, e njëjta (personi) është identifikuar nga familjari (djali) i saj.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar dhe e njëjta në gjendje të mirë shëndetsore iu është kthyer familjarëve.

Policia e Kosovës falendëron qytetarët dhe mediat, në këtë rast edhe familijarët për bashkëpunim efikas dhe inkurajon të gjithë që shkëmbimi i informacioneve me Policinë e Kosovës rezulton gjithnjë në zgjidhjen sa më të shpejtë të rasteve, siç është rasti i identifikimit dhe kthimit në gjirin familjar të personit të publikuar dje në media.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë