Zbulohet bastorja ilegale në Drenas, arrestohet pronari

Është arrestuar një person i dyshuar në Drenas, pasi që gjatë kontrollit në një lokal është vërtetuar se është duke u zhvilluar veprimtari e kundërligjshme ”Organizim i skemave piramidale dhe bixhozi i paligjshëm”.

Nga lokali i lartcekur janë konfiskuar 14 (katërmbëdhjetë) shtëpiza të kompjuterëve, një diviar, një telefon si dhe 135.3 € para të gatshme.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në rrugën “Adem Mulaj” të premten.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë