Digjet një shtëpi në Skenderaj

Një shtëpi është djegur mbrëmë në Skenderaj. Policia ka njoftuar se zjarri kishte shpërthyer rreth orës 19 e 30 minuta, transmeton DrenicaOnline.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë shtëpia e tij. Njësitë relevante dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nuk raportohet për lëndime në njerëz ndërsa rasti është duke u hetuar./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë