Burri nga Drenasi e denoncon gruan në polici, ja arsyeja

Një mashkull nga Drenasi e ka denoncuar bashkëshorten e tij në polici, me arsyen se ajo ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës, femër.

Policia ka njoftuar sot se dhuna në familje ka ndodhur të enjten rreth orës 10:00, transmeton DrenicaOnline.

“Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar te familja e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është në procedurë të rregullt./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë