Prishtinë – Komoran rrezikon të gjithë duke vozitur në këtë gjendje

Një autobus në magjistralen Prishtinë – Komoran, saktësisht tek ‘Parku Industrial’ ka bartur udhëtarët në gjendje jo të sigurt.

Një sinjalizues ka dërguar një video në të cilën shihet se autobusi deri sa ishe duke udhëtuar në pjesën ku duhet t’i liroj gazrat e derivateve, liron shkëndija zjarri.

Në videon e dërguar shihet se tek rrota e pasme e autobusit ka disa shkëndija të zjarrit dhe përkundër kësaj, shoferi i autobusit nuk e ndërpretë rrugëtimin.

Duke udhëtuar në këtë gjendje vozitësi i autobusit ka rrezikuar udhëtarët që ishin më këtë mjet transporti poashtu edhe pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.

Sipas sinjalizuesit rasti ka ndodhur rreth orës 17:10 minuta./GazetaSinjali/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë